AlbanianSport.com 12.02.2017 17:45
ASNN – Elbasani, në basketboll për femra, ka mposhtur Apoloninë, duke e mundur me rezultatin 92-63. Përtej rezultatit përfundimtar, ka qenë një ndeshje që nuk foli vetëm për elbasanaset, të drejtuara nga trajnerja Elvira Xhyra.
Pjesën e parë, vendaset e fituan 16-12, ndërsa në të dytën 22-14, duke shkuar në pushim 38-26 për Elbasanin. Duhet theksuar se fieraket e trajneres Hermiona Çuko, kanë patur ankesa, sidomos për gjykimin e Erlambi Tikos.
Diferenca sa vjen e rritet në pjesët në vijim, teksa e treta u mbyll me rezultatin 22-18 dhe në total 60-44. Akoma më e thellë ishte pjesa e katërt dhe e fundit, me elbasanaset që fitojnë 32-19, dhe në total 92-63.
ELBASANI – APOLONIA 92-63
(16-12, 22-14, 22-18, 32-19)
ELBASANI: Karaj, Zenuni, Mata, Qosja, Sylenji / Hasa, Selko, Vyshka, Ahmetaj, Dervishi, Shabani. Trajnere: E. Xhyra
APOLONIA: Iljazi, Begaj, Brakaj, Çuko, Kica / Velias, Demiraj, Tahiraj, Mahmutaj, Hyska, Lolaj, Kasaj. Trajnere: H. Çuko
GJYQTARË: E. Tiko, V. Prapa (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 11-të
(8-11 shkurt 2017)
Të mërkurën:
Kamza Basket – Tirana 40-87
Të shtunën:
Goga Basket – Vllaznia 101-72
Skënderbeu – Flamurtari 42-90
Elbasani – Apolonia 92-63
Studenti pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 10 10 0 714-612 20
- Goga Basket 10 9 1 876-566 19
- Flamurtari 10 8 2 784-631 18
- Vllaznia 10 5 5 670-645 15
- Studenti 9 5 4 584-557 14
- Elbasani 10 3 7 720-756 13
- Skënderbeu 9 3 6 564-638 12
- Apolonia 10 1 9 585-838 11
- Kamza Basket 10 0 10 504-852 10