Basketboll – Femra / Dy Tiranat me të njëjtin hap, fitore të lehta & ruajtje e kreut

Share Button

AlbanianSport.com 22/02/2019 19:35

ASNN – Dy skuadrat e Tiranës, konkretisht Shoqata e Klubit të Basketbollit Femra (SH.K.B.F.) Tirana, e trajnerit Erald Borova, si dhe Shoqata e Basketbollit Femra (SH.B.F) Tirana e trajneres Mirza Alibegaj, korrën të premten fitore relativisht të lehta e të rëndësishme për fatet e kampionatit, pasi jo vetëm konfirmohen në kryesim, por njëherësh bëjnë përpara drejt objektivave të tyre.

Kështu, në kuadër të javës së 13-të në Grupin A të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit të Femrave, Tirana e trajnerit Erdal Borova mundi me meritë Vllazninë me rezultatin 83-63, një fitore me 20 pikë diferencë dhe që tregon se Tirana jo vetëm e ka dominuar, por as e vuri në diskutim këtë sukses. Natyrisht, fitorja e ndihmon skuadrën e Borovës të ruajë kryesimin dhe të shohë përpara në këto pozita për ta mbyllur në vend të parë.

Ishte një ecuri progresive e vajzave bardheblu, që nisën të shkëputen hap pas hapi dhe në fund duke thelluar diferencën, një fitore që mban SH.K.B.F.Tiranën në vend të parë, deri tani e pa kërcënuar nga rivalet e saj në garë. Një fitore të ngjashme por me diferenca më të thella korri SH.B.F. Tirana e trajneres Mirza Alibegaj, e cila mundi Elbasanin me rezultatin 96-66.

Ishte një fitore e padiskutuar dhe pa ndonjë emocion  të veçantë, sepse diferencat midis dy skuadrave ishin të ndjeshme. Ky takim ngjante më shumë si një stërvitje e ekipit të Alibegajt, e cila bëri detyrën dhe ruan pozitat e saj në renditje, duke qenë vetëm 1 pikë larg rivales së saj, Tiranës së Borovës (24-23 pikë). Sa i takon Elbasanit, kjo skuadër regjistroi humbjen e 13-të radhazi.

Dhe mund të thuhet me plot gojën se sezonin tjetër do të luajë një kategori më poshtë.  Ndërkohë, të shtunën do të luhet në Vlorë, në orën 11:00 dueli i fundit i javës së 13-të, pikërisht Flamurtari-Studenti. Edhe skuadra vlonjate ka shansin të afrohet me kryesueset, sepse është favorite në këtë takim dhe mund të bëjë diferencën e nevojshme për të qenë sa më parë skuadrave rivale në këtë rrugëtim drejt titullit.

 

Kampionati Kombëtar

i Basketbollit – Femra

 

Kategoria e Parë

 

Grupi A

 

Java e 13-të

 

Të premten, 22 shkurt 2019:

Sh.B.F. Tirana – Elbasani   96-66

Sh.K.B.Tirana – Vllaznia     83-63

 

Të shtunën, 23 shkurt 2019:

Flamurtari – Studenti           ora 11:00

Pallati i Sportit “Flamurtari”, Vlorë

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N.        F.         H.        Pikë

  1. Sh.K.B.F. Tirana      13        11          2        24
  2. Sh.B.F. Tirana          13        10          3        23
  3. Flamurtari                  12          8          4        20
  4. Vllaznia                     13          7          6        20
  5. Studenti                     12          2        10        14
  6. Elbasani                    13          0        13        13

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh