Gjergj Vyshka 11.03.2017 18:50
Diku nga fundi i pjesës së katërt të sfidës me Studentin, në një dyluftim është dëmtuar Shabani i Elbasanit në gjurin e djathtë.
Lojtarja është në tokë dhe ajo që ka ndërhyrë me shpejtësi ishte trajnerja e Studentit, Fiorentina Mitku, e cila me mënyrat e saj ia ka vënë gjurin në vend.
Për t’u habitur qëndrimi i stolit të mik, atje ku nuk ka lëvizur nga vendi as trajneria Elvira Xhyra, por as drejtuesi i shoqatës së Elbasanit në basketboll për femra Alqi Çabiri.
Vetëm 3 lojtare rezervë kanë shkuar për të marrë në krahë Shabanin, që e kanë sjellë deri tek stoli.
E megjithatë dëmtimi nuk ka qenë i rëndë, por ajo që duhet vlerësuar është ndërhyrja e Mitkut dhe një farë indiference nga stolit i Elbasanit, ndoshta e lidhur dhe me humbjen e pësuar.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 15-të
(10-11 mars 2017)
Të premten:
Studenti – Elbasani 82-53
Të shtunën:
Skënderbeu – Vllaznia ora 13:00
Apolonia – Kamza Basket ora 16:00
Tirana – Goga Basket ora 17:00
Flamurtari pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 13 11 2 1115-852 24
- Tirana 12 12 0 870-735 24
- Goga Basket 12 11 1 1104-650 23
- Vllaznia 13 7 6 884-839 20
- Studenti 13 7 6 874-838 20
- Elbasani 13 4 9 912-961 17
- Skënderbeu 12 4 8 756-877 16
- Apolonia 13 1 12 788-1111 14
- Kamza Basket 13 0 13 662-1196 13