Basketboll – Femra / Çuko frymëzon Apoloninë drejt fitores së parë

Share Button

basketboll-femra-apolonia-stervitje-bathore-2016

Gjergj Vyshka 03.12.2016 07:55

Apolonia e basketbollit të femrave me “shpejtësi rrufeje” ia ka dalë të jetë triumfatore në Bathore, ndërsa ka fituar me plot 41 pikë diferencë. Kamza Basket e ka nisur mirë ndeshjen, ndërsa koshat e Oruçit, që ishte dhe shënuesja më e mirë e skuadrës së Maksim Kristos, e kanë nxjerrë në epërsi këtë skuadër 4-0. Madje ka kryesuar deri në 8-6 e mandej gjithçka është për Apoloninë.

Demiraj, Velias e Kasaj, jo vetëm me gjuajtjet nga poshtë koshit, por dhe për trepikësh, arrijnë që me një epërsi të pjesshëm 0-13 ta mbyllin 10-minutëshin e parë në favorin e tyre 8-19. Nuk duhet harruar dhe kontributi i trajneres lojtare Hermiona Çuko, e cila me 3-pikëshin e saj u ka dhënë zemër të tjerave për të goditur në shenjë. Dhe nuk ka gabuar.

Sepse Demiraj, që ishte dhe shënuesja më e mirë e ndeshjes me 31 pikë, ka realizuar plot 7 trepikësha. Por e tillë ka qenë dhe Kasaj e pse jo dhe Velias. Kanë kontribuar dhe të tjerat për skuadrën fierake, ndërsa pjesa e dytë është 10-25 dhe në pushim, Apolonia është në epërsi të 26 pikëve, 18-44. E njëjta pamje dhe në pjesën e tretë, ndërsa Kamza Basket, edhe pse ka një grup lojtaresh që kanë dëshirë të luajnë basketboll dhe kanë një të ardhme, ka vështirësi në daljen në sulm.

Koshat e shënuar janë zgjidhje individuale e Oruçit, Sulës dhe Bakallit. 10-24 perioda e tretë dhe Apolonia thellon në 28-68. E fundi është pikë më pikë, por përsëri në favor të fierakeve. 19-20 dhe në përfundim 47-88, kurse Apolonia duket se po rikthen traditën e basketbollit të femrave me vajza që kanë talent për ta luajtur këtë lojë.

Të paktën, siç thuhet në gjuhën popullore, i bie erë basketbollisteje Demirajt, Kasajt e Veliasit, që duket se janë një e ardhme e sigurt për Apolonisë. Sikurse tek Kamza Basket Oruçi, Bakalli e Sula.

 

Kamza Basket – Apolonia   47-88

(8-19, 10-25, 10-24, 19-20)

Kamza Basket: Bakalli (12), Oruçi (23), Prenki (2), Sula (8), Nurçellari / Gjurra (2), Et. Mollosmani, Peça, Shehi, El. Mollosmani, Spahi, Bezati, Ndreu. Trajner: M. Kristo

Apolonia: Demiraj (31), Hyskaj (6), Kasaj (21), Mahmutaj (2), Velias (19) / Begaj (6), Brakaj, Çuko (3), Iljazi, Kica, Lolaj, Tahiraj. Trajnere: H. Çuko

Gjyqtarë: E. Koçi (Tiranë), M. Kasëmi (Vlorë)

 

Kampionatit Kombëtar

i Basketbollit – Femra

 

Kategoria e Parë

 

Java e 6-të

(2-3 dhjetor 2016)

 

Të premten:

Kamza Basket – Apolonia              47-88

 

Të shtunën:

Elbasani – Studenti                         ora 14:00

Vllaznia – Skënderbeu                   ora 16:00

Goga Basket – Tirana                     ora 17:00

Flamurtari                                          pushim

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N.        F.         H.        Psh-Pp           Pikë

  1. Flamurtari                  5          5          0          370-292         10
  2. Goga Basket             4          4          0          368-210           8
  3. Tirana                         4          4          0          299-223           8
  4. Vllaznia                     5          2          3          330-314           7
  5. Apolonia                    6          1          5          375-480           7
  6. Elbasani                    4          2          2          303-267           6
  7. Studenti                     4          2          2          231-237           6
  8. Kamza Basket          6          0          6          326-551           6
  9. Skënderbeu              4          1          3          243-271           5

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh