AlbanianSport.com 07/02/2024 19:05
ASNN – Trajnerja e të kuqeve të kryeqytet, optimiste përtej humbjes me Tiranën në Ligën Unike. Partizani është mundur të martën në derbin përballë Tiranës, në takimin e javës së 3-të të Ligës Unike të basketbollit për femra. Sidoqoftë, trajnerja e të kuqeve, Bujari, beson se skuadra e saj, nuk e diskuton vendin në 4-shen finale të këtij turneu mbarëkombëtar.
“Nuk kemi qenë në formën tonë më të shkëlqyer, por unë kam besim se, përtej rezultateve, ne do të jemi në 4-shen finale të Ligës Unike, – ka deklaruar ajo pasi skuadra e saj u mund 82-88 përballë rivales kryeqytetase. – Natyrisht, ne do të luftojmë edhe në Ligën Ballkanike, por fokusi ynë kryesor mbetet sidoqoftë fitimi i titullit “kampion” këtë sezon.”
Ndërsa për homologen Alibegaj, Tirana mbetet e përqendruar në të gjitha frontet. “Bëmë një gjysmë të parë jo dhe aq të mirë, por e stabilizuam lojën tonë në gjysmën e dytë dhe besoj se aty e siguruam fitoren, – ka deklaruar ajo. – Ne vazhdojmë punën tonë, duke synuar maksimumin në të gjitha veprimtaritë ku po marrim pjesë, duke synuar shkuarjen deri në fund dhe, pse jo, edhe trofeun.”