Gjergj Vyshka 05.05.2016 14:35
Bujar Leskaj, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, nuk ka munguar të jetë në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, edhe sepse luante Flamurtari në basketboll për femra.
Ka qenë së bashku me stafin e tij, por duket se këtë herë Flamurtari nuk ka pasur fat, ndërsa është mundur nga Tirana në finalen e Superkupës së Shqipërisë.
Madje ka dhe batuta, teksa ish-basketbollistit të Tiranës, Kostandin Shkurtit, do t’i thoshte: Ua lamë vetë…
Ndërkohë, kanë qenë 50 shikues në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” për finalen e Superkupës së Shqipërisë, ndërsa hyrja e tyre ka qenë me bileta me një vlerë prej 200 lekësh.