Gjergj Vyshka 04.12.2015 12:30
“Kishte nevojë që të aktivizoheshin dhe të rejat, – ka thënë trajneri i Tiranës, Erdal Borova në përfundim të ndeshjes së fituar në Bathore ndaj Kamza Basket, – sepse duhet të kuptojnë se ku janë e të mos thonë “që pse nuk luajmë ne?”. Në përgjithësi Tirana e ka kontrolluar lojën, ndërsa arrin që në përfundim të dy pjesëve të para të jetë në epërsi 39-23.
Ka dhe momente që skuadra shfaq shenja të mosmarrëveshjeve mes lojtarëve që trajneri Borova, pasi i ka ulur në stol titullaret e tij në pushim, ia ka arritur që t’i sheshojë, por dhe t’i fusë basketbollistet në linjën që duhet. Në të njëjtën kohë edhe pse me letra, apo në protokoll është shkruar që trajneri i Kamza Basket është Erkand Karaj, skuadra është drejtuar nga dyshja Muhametaj-Avrami.
I pari ka marrë pushimet gjatë ndeshjes, kurse i dyti (është trajneri i Tiranës në basketboll për meshkuj) ka orientuar jashtë vijave kufizuese të fushës dhe në dhomat e zhveshjes ekipin për mënyrën e të luajturit. Dhe Kamza nëse do të kishte pasur edhe më shumë kohë edhe mund të kishte përmbysur, ashtu sikurse ka arritur të ngushtojë në Shkodër një javë më parë deri në dy pikë diferencë. Por Tirana, që i bëri dhe mire dhe keq gjërat e veta, ia ka arritur të fitojë e të jetë për momentin përsëri në vendin e dytë.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Java e 9-të
(3-5 dhjetor 2015)
Të premten:
Kamza Basket – Tirana 51-62
Të shtunën:
Flamurtari – Goga Basket ora 11:00
Vllaznia – Studenti ora 12:00
Skënderbeu – Elbasani ora 16:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 7 7 0 555-405 14
- Tirana 8 6 2 574-519 14
- Goga Basket 7 6 1 510-421 13
- Vllaznia 7 3 4 460-468 10
- Skënderbeu 7 3 4 478-501 10
- Studenti 7 3 4 411-486 10
- Kamza Basket 8 1 7 373-450 9
- Elbasani 7 0 7 349-463 7