Gjergj Vyshka 03.12.2014 13:05
Kamza Basket ia ka dalë me vështirësi të jetë gjysmëfinaliste e Kupës së Shqipërisë. Skuadra e Roland Avramit e ka nisur mirë ndeshjen, teksa pjesën e parë e ka fituar 23-10.
Mirëpo kthesat e shkodraneve janë të çuditshme. Pasi kanë fituar pjesën e dytë 12-13, Kamza Basket është në epërsi vetëm me 12 pikë diferencë, 35-23. Vllaznia nuk lëshon, por fiton dhe pjesën e tretë 7-15 dhe tashmë vendëset janë në epërsi 42-38.
Pjesa e fundit është decizive dhe në përfundim Kamza Basket ka fituar 54-51 në një ndeshje shumë interesante.
Kamza Basket – Vlaznia 54-51
(23-10, 12-13, 7-15, 12-13)
Kamza Basket: Hoxha, Ymeri, Matka, Uka, Vata / Kuçi, Sinani. Trajner: R. Avrami
Vllaznia: I. Dashja, Berranija, Basha, Mustafa, Suka / Çoçja, A. Dashja. Trajner: R. Rasha.
Gjyqtarë: E. Koçi, A. Bejko (Tiranë)
Kupa e Shqipërisë
Basketboll – Femra
Çerekfinalet:
2 dhjetor:
Flamurtari – Elbasani 79-74
Apolonia – Skënderbeu 76-45
Kamza Basket – Vllaznia 54-51
3 dhjetor:
Tirana – Studenti (15:00)