AlbanianSport.com 17.10.2014 09:05
ASNN – Është luajtur dje edhe ndeshja e fundit e javës së 5-të të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra dhe Apolonia i ka dhënë një leksion debutueses së këtij sezoni, Përmetit, duke e mundur me 3 shifra, 101-54. Me këtë fitore fieraket janë ngjitur në vendin e dytë me 8 pikë, dy më pak sesa Flamurtari kryesues.
Kjo e fundit vazhdon të kryesojë bindshëm, me 10 pikë, pas 5 fitoresh në aq ndeshje dhe në takimin e vlefshëm për javën e 5-të, të luajtur të shtunën, vlonjatet kanë fituar në fushën e tyre ndaj Studentit, me shifrat 72-58. Fitore kanë korrur në takimet e kësaj jave edhe Skënderbeu dhe Elbasani.
Korçaret kanë fituar në Bathore, 65-59, ndaj ekipit vendas të Kamza Basket, të drejtuar nga trajneri Roland Avrami. Ndërsa në Elbasan, skuadra vendase, e drejtuar nga trajnerja Elvira Xhyra, ka fituar ndaj Vllaznisë, në një takim ku diferencën e bëri pjesa e tretë.
Elbasanaset fituan të parën 21-18, ndërsa shkodranet atë të dytën 23-20, duke bërë që të dyja skuadrat të shkojnë në pushim të ndeshjes në barazim 41-41. 10-minutëshi i tretë është fituar Elbasani 31-23 dhe kjo ka mjaftuar për t’i dhënë vendaseve fitoren 84-77, edhe pse Vllaznia ka fituar pjesën e fundit me një epërsi minimale.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Java e 5-të
(15-16 nëntor 2014)
Kamza Basket – Skënderbeu 59-65
Flamurtari – Studenti 72-58
Apolonia – Përmeti 101-54
Elbasani – Vllaznia 84-77
Tirana pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 5 5 0 377-279 10
- Apolonia 4 4 0 365-239 8
- Tirana 4 3 1 323-250 7
- Skënderbeu 4 3 1 281-253 7
- Studenti 5 2 3 325-334 7
- Elbasani 5 2 3 356-397 7
- Vllaznia 5 1 4 342-385 6
- Kamza Basket 4 0 4 227-305 4
9. Përmeti 4 0 4 199-361 4