Basketboll – Femra/ Alibegaj: Nuk do të ndalemi këtu, duam edhe titullin

Share Button

AlbanianSport.com 03/02/2019 12:25

ASNN – Kupa e Shqipërisë në basketboll për femra dhuroi të papriturën e madhe të këtij edicioni, pasi Flamurtari, dominues i padiskutueshëm i koshit shqiptar në këtë gjini, pësoi sot një humbje që dhemb. Bëhet fjalë për finalen e Kupës së Shqipërisë, trofeun e të cilës e fitoi SH.B.F. “Tirana”, e trajneres Mirza Alibegaj, e cila mundi rivalen vlonjate të trajnerit Viron Toska me rezultatin 58-55. Tre pikë diferencë tregojnë rivalitetin e fortë të kësaj ndeshje, por në fund nuk është më Flamurtari fitues, por Kupa shkon në kryeqytet, për skuadrën që shihej më pak favorite në këtë veprimtari krahasuar me SHKBF “Tirana” të trajnerit Erdal Borova dhe vlonjatet e Toskës.

Trajnerja e SH.B. “Tirana” në basketboll për femra, Mirza Alibegaj, tha pas ndeshjes finale të fituar ndaj Flamurtarit se tani ekipi i saj nuk do të kënaqet vetëm me këtë kupë, por do të tentojë dhe trofetë e tjerë sezonalë. Trajnerja e skuadrës bardheblu u kurorëzua me Kupën e Shqipërisë të dielën, një kupë që ishte e para për të në karrierën si trajnere. “Kjo është një fitore shumë e madhe dhe shumë e rëndësishme për mua, – tha ajo, – pasi është trofeu im i parë me skuadrën e Tiranës, si trajnere e parë, dhe për këtë sukses jam shumë e emocionuar. Jemi përpjekur shumë për ta arritur këtë triumf, pasi ne zhvilluam dy ndeshje fantastike si në gjysmëfinale, ashtu dhe në finale.”

“Ndaj dy kundërshtarëve shumë të fortë, që ishin dhe ata pretendentë për ta fituar këtë trofe. Fakti që ne u treguam më të mirë tregon se e merituam Kupën”, – shtoi trajnerja e SH.B.F “Tirana”, e cila më pas komentoi ecurinë e skuadrës së saj në kampionat dhe dimensioninm e forcave, ku dihet që në garë për titullin janë disa ekipe. “Janë 3 skuadra që do të rivalizojnë për të marrë vendin e parë në kampionat, – vijoi komentin e saj Alibegaj, – por beteja do të jetë dhe për Superkupën. Unë e shoh një kampionat të hapur, ku përveç nesh dhe Flamurtarit është edhe skuadra tjetër (nënkupto: Tirana e trajnerit Erdal Borova).”

“Por në rivalitet mund të përfshihet edhe Vllaznia që ka një skuadër simpatike me vajza të reja. Parashikoj një kampionat shumë të bukur, por ne do të luftojmë për t’i fituar të gjitha trofetë, edhe pse rivalët tanë do t’i kërkojnë gjithashtu. Për momentin jemi shumë të lumtur që arritëm të fitonim trofeun e parë, kurse për të ardhmen të shohim në vazhdim”, – përfundoi trajnerja e SH.B.F “Tirana”, Mirza Alibegaj. Ndeshja e luajtur në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova” në kryeqytet pati emocione të forta. Në fillim ndeshja ishte tërësisht e ekuilibruar dhe ishte pjesa kur pati më shumë pikë nga ekipet. 10-minutëshi i parë u mbyll barazim me shifrat 17-17.

Në 10-minutëshin e dytë Tirana bën një diferencë të ndejshme falë një strategjie taktike mjaft efikase, me mbrojtje solide dhe sulm të shpejtë e të kombinuar me goditje të sakta. Fituan vajzat bardheblu 19-10. Por ndeshja do të përmbysej në 10-minutëshin e tretë, ku Flamurtari do të shpërthente në parket me saktësi dhe forcë, duke u imponuar ndaj kundërshtarit. Këtë pjesë e fitoi skuadra vlonjate me shifrat e thella 22-12, plot 10 pikë diferencë, që e përmbysën avantazhin e SHBF Tiranës. Vlonjatet dolën një pikë para në startin e 10-minutëshin të katërt dhe të fundit, duke dhënë shenjat e një fitoreje të pritshme, nisur dhe nga përvoja që kanë vajzat kuqezi të Flamurtarit.

Por pikërisht në pjesën e fundit ndodhi surpriza e madhe. Loja u bë nervoze dhe skuadrat mbroheshin me mjaft forcë. Mungonte saktësia për vlonjatet dhe rritej mbrojtja dhe efikasiteti për SHBF Tiranën. Flamurtari ka një shans të fundit në sekondat e fundit për të shënuar për tri pikë e ta çonin ndeshjen në shtesë, por nuk pati saktësi. Për pasojë vajzat bardheblu fitojnë 10-6 dhe krejt takimin 58-55, duke bërë të vetën trofeun e Kupës së Shqipërisë. Një fitore e madhe për skuadrën e trajneres Mirza Alibegaj, ndërsa Flamurtari pranon më në fund dështimin e parë për këtë sezon.

 

Kupa e Shqipërisë 2019

Basketboll – Femra

 

Finalja:

Tirana – Flamurtari               58-55

(17-17, 19-10, 12-22, 10-6)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh