AlbanianSport.com 26/02/2022 17:55
ASNN – Ka nisur një efekt “domino” dhe e sigurt është që nuk do të ndalet. Dënimi sportiv i radhës vjen nga basketbolli, teksa një veprimtari prestigjioze si Euroliga i ndalon sfidat në Rusi.
Kështu, Euroliga e basketbollit ka marrë pozicionin e saj në konfliktin e armatosur midis Rusisë dhe Ukrainës dhe në një mbledhje të 18 ekipeve qe marrin pjesë, kanë marrë disa vendime.
Fillimisht, është vendosur që, të gjitha ekipet ruse do të vazhdojnë të jenë pjesë e Euroligës, por ato do të detyrohen të luajnë në një fushë neutrale, jashtë Rusisë. Këtë vendim e ka publikuar vetë faqja zyrtare e Euroligës.
Ndër të tjera, në këtë vendim sqarohet: “Ekipet ruse do të luajnë në shtete të tjera jashtë Rusisë, ndërkohë që kalendari do të vendoset së shpejti. Sfida përballë CSKA e Moskës dhe Barcelonës, që do të luhej të dielën e 27 shkurtit, është pezulluar”.