Basketboll – Euro Nën-16-vjeç / Koshi i ri, ai që premton

Share Button

1409926786-GjergjVyshkatamam

Irlanda, “viktima” e radhës. Shqipëria e Nën-16-vjeçarëve arrin të lërë në Evropianin e Strumicës 4-5 ekipe nga pas, një sukses më vete. Celis Taflaj, jo vetëm lojtari më i mirë i ndeshjes, por dhe rekordmen në pikët e shënuara. S’ka më dyshime: Kombëtarja e Nën-16-vjeçarëve e Shqipërisë në basketboll për djem, të paktën për kushtet në të cilat luhet kjo lojë në vendin tonë, e ka përmbushur me sukses misionin e saj në Divizionin B, që po shkon drejt fundit në Strumica të Maqedonisë.

Sigurisht që nuk do të jetë ndër të parat e këtij divizioni, por ama nuk është as e fundit. Ka pasur shansin për të lënë skuadra nga pas, 4-5 të tilla, që do të thotë se mes 22 pjesëmarrësve në këtë Divizion do të jetë ose e 17-ta, ose e 18-ta. Dhe në fakt ky lloj pozicioni për dy fitoret e arritura në gjashtë ndeshje, e fundit dje ndaj Irlandës, pak ka rëndësi tashmë. Gjithçka do ta ndajë vërtetë ndeshja e 30 gushtit 2014, ajo që nis në ora 11:30, kundër Skocisë.

Por kuqezinjtë, me një Taflaj në superformë gjatë gjithë veprimtarisë, vërtetohet plotësisht kjo me 33 pikët e shënuara dje ndaj Irlandës, që shënojnë rekordin e tij për këtë Evropiane Nën-16-vjeçarëve, apo dhe të tjerët, të cilët jo pak janë vlerësuar nga ndërkombëtarët, kanë forca tashmë dhe për të marrë një sukses të tretë ndaj Skocisë. Edhe sepse basketbolli britanik nuk duket se është në ato nivele sa për të na mundur ne. Të paktën Irlanda nuk ishte.

Dhe nëse kjo kombëtare dha këto rezultate, që janë një sinjal pozitiv për vazhdimësinë e basketbollit shqiptar në të ardhmen, sepse kjo përfaqësuese tashmë ka të gjitha gjasat për të qenë Nën-18-vjeç, Nën-20-vjeç dhe më pas me të rriturit, merita më së shumti i takon trajnerit Nikola Milatoviç. Dy muaj punë intensive, përzgjedhje dhe grumbullime, ndeshja miqësore dhe në fund dy fitore në 6 ndeshje. Nuk ka më mirë, kur të paktën deri vite më parë kombëtarja jonë e Nën-16-vjeçarëve ka qenë e fundit dhe gjithnjë me humbje të thella mbi 30 pikë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Grupi ynë i Ligës së Kombeve, i hapur

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Grupi ynë i Ligës së Kombeve, i hapur

AlbanianSport.com 15/11/2024 18:25 ASNN – Trajneri Silvinjo dhe qendërmbrojtësi Arlind Ajeti dolën

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

AlbanianSport.com 14/11/2024 20:20 ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar të enjten stërvitjen

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh