Gjergj Vyshka 07.02.2016 11:35
Dy ndeshje në Ligën Ballkanike dhe një në Eliminatoret e Kampionatit Evropian të të rriturave plotësojnë kuadrin e tij, ndërsa do të jetë tashmë gati edhe për veprimtaritë kombëtare. Ervin Koçi i rikthehet “bilbilit” pas gati katër muajsh. Ndonëse më 17 dhjetor të vitit të kaluar ai ka qenë ndeshjen e FIBA Europe Cup për femra, grupi D, Istambul Universiti-Lulea BBK 97-82. Atje ku ka qenë gjyqtar i dytë, ndërsa i parë ka qenë belgu Vincente Delestre dhe i tretë rumuni Bogdan Podar.
Më parë më 13 tetor të vitit të kaluar, Ervin Koçi kishte qenë në Ligën Ballkanike në ndeshjen Bashkimi i Prizrenit-KB Peja 82-73, së bashku me boshnjakët Ademir Zurapoviç dhe Ivan Miliçeviç. Madje është ndeshja në të cilën ka qenë vëzhgues Stavri Bello, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Por tashmë janë tre ndeshje që Koçi do të jetë gjyqtar.
Të martën e 9 shkurtit për Ligën Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj, ai do të jetë gjyqtar i dytë në ndeshjen Teodo Tivat-Beroe Stara Zagora, atje ku i parë është ndërkombëtari tjetër shqiptar, Gentian Cici, kurse i tretë boshnjaku Ivan Miliçeviç. Më pas, po për Ligën Ballkanike, më 23 shkurt do të jetë në Stara-Zagora atje ku do të jetë gjyqtar i tretë në ndeshjes mes Beroe dhe Bashkimit të Prizrenit.
Në këtë ndeshje gjyqtar i parë është rumuni Stoica dhe i dytë maqedonasi Pavlov. E një ditë më vonë, tashmë në kuadrin e Eliminatoreve të Kampionatit Evropian 2017 për femra, do të gjykojë ndeshjen Bullgari-Rusi, përsëri së bashku me rumunin Stoica dhe maqedonasin Pavlov. Kësisoj 3 ndeshje ndërkombëtare në dy javë për Ervin Koçin, që kështu numëron 3 takime në Ligën Ballkanike, një në FIBA Europe Cup dhe një në Eliminatoret e Kampionatit Evropian të rritura 2017.