Gjergj Vyshka 25.02.2016 20:25
Eliminatoret e Kampionatit Evropian të Femrave kanë pasur edhe një gjyqtar ndërkombëtar shqiptar.
Dhe ky është Ervin Koçi, i cili dje në mbrëmje në Stara-Zagora ka qenë gjyqtar i tretë në ndeshjen e grupit F, Bullgari-Rusi 50-76 (12-18, 13-17, 16-21, 9-20).
Në këtë ndeshje, e cila është zhvilluar në prani të 1000 shikuesve, gjyqtar i parë ka qenë rumuni Siprian Stojan dhe i dytë, maqedonasi Aleksandar Pavllov.
Për Koçin, pas 3 ndeshjeve në Ligën Ballkanike të Basketbollit të Meshkujve dhe një në “FIBA Europe Cup” për femra, kjo ishte ndeshja e parë në këto Eliminatore.
Një vlerësim më shumë për të nga ndërkombëtarët.