Gjergj Vyshka 02.02.2017 07:55
Ervin Koçi, ndërkombëtari i basketbollit shqiptar, dje ka “firmosur” ndeshjen e tij të 12-të në Ligën Ballkanike për meshkuj. Ai ka qenë gjyqtar i tretë, në ndeshjen e vlefshme për grupin D, Teodo-Peja, që është mbyllur me fitoren e vendasve me shifrat 104-84 (35-17, 23-28, 25-26, 21-13).
Bashkë me të kanë qenë edhe dy boshnjakët Haris Bijediç dhe Ivan Miliçeviç, kurse vëzhgues ishte malazezi Zoran Sutuloviç. Kjo ishte hera e katërt që Koçi gjykonte Teodon në Tivat, ndërsa Pejën për herë të dytë në fushë të huaj. Më parë ka gjykuar nga 3 herë Sutjeskën e Nikshiqit, MKK Feni Industries, Kozhuvin dhe SIGAL Prishtinën.
Po ashtu ka gjykuar Trepçë e Mitrovicës dhe Kumanovon 2009 nga dy herë, si dhe Karposh Sokolin dhe Beroe Stara-Zagoran nga një herë. Pra, mbetet gjithnjë në qendër të vëmendjes së Ballkanikëve, aq më tepër që tashmë kjo veprimtari ka hyrë në një fazë interesante.
Liga Ballkanike (BIBL 2017)
Basketboll – Meshkuj
Grupi D
Java e parë
(1 shkurt 2017)
Të mërkurën:
Teodo – Peja 104-84
Karposh Sokoli – Kumanovo 2009 101-106
Renditja
Nr. Skuadra N F H Psh-Pp Pikë
- Kumanovo 3 3 0 257-241 6
- Teodo 3 1 2 244-235 4
- Peja 3 1 2 249-250 4
- Karposh Sokoli 3 1 2 247-271 4