Basketboll / Endrit Hysenagolli rivishet bardheblu, një forcë më shumë

Share Button

basketboll-koleka-endrit-hysenagolli

Gjergj Vyshka 22.09.2016 09:45

Endrit Hysenagolli është përforcimi i radhës për Tiranën në basketboll për meshkuj, e cila është duke u përgatitur seriozisht për pjesëmarrjen e saj në Ligën Ballkanike. Menaxheri i përgjithshëm i klubit shumësportësh bardheblu, Anxhelo Koleka, ka përfunduar gjithçka dje në mbrëmje dhe marrëveshja me Hysenagollin është quajtur e kryer me një shtrëngim duarsh.

Hysenagolli, i datëlindjes 5 korrik 1988, 2.10 metra i gjatë, ka qenë pjesë e Tiranës me të rriturit. Më pas deri në fund të sezonit 2012-2013 ishte tek Kamza Basket dhe në të gjithë këtë periudhë ka qenë pjesë e skuadrave kosovare. Fillimisht tek Peja e më pas dhe tek Bashkimi i Prizrenit. Përvoja e tij e grumbulluar në ekipin përfaqësues, por dhe në klubet kosovare, do ta ndihmojë Tiranën të bëjë më të mirën.

Ndërkohë me punën e mirë që po bën menaxheri i përgjithshëm i bardhebluve, Anxhelo Koleka, si dhe menaxheri i skuadrës, Melzin Lazimi, tek Tirana më parë kanë ardhur trajneri maqedonas Sllobodan Petrovski. Po kështu lojtarët Luka Petroviç e Manuel Xhonson, por dhe Erkand Karaj. Tirana të shtunën do të luajë ndeshjen e parë miqësore në Ulqin me SIGAL Prishtinën.

Kjo e fundit është fituese në fuqi e Ligës Ballkanike për sezonin 2015-2016. Tirana do të jetë ekipi që do të hap Ligën Ballkanike për këtë sezon në ndeshjen e 10 tetorit në “Asllan Rusi” me Trepçën e Mitrovicën.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh