Gjergj Vyshka 24.11.2016 14:35
Në Ligën Ballkanike ndërkombëtari Ervin Koçi ka shkuar në numrin 4 të ndeshjeve. Të martën ai ka qenë gjyqtar i 3-të në ndeshjen e grupit A, Teodo-Kumanovo 2009, që u mbyll 65-73 (15-17, 13-18, 12-22, 25-16).
Gjyqtar i parë ishte bullgari Miroslav Tomov dhe i dytë bullgari tjetër Iskren Manolov, kurse vëzhgues malazezi Nikola Lepetiç. Ndërsa mbrëmë, ai ka qenë në ndeshjen e grupit B, Sutjeska Nikshiq-Karposh Sokoli 85-81 (23-19, 27-19, 12-25, 23-18).
Sërish i tretë, ndërsa ishte përsëri me dy bullgarët Tomov e Manolov dhe vëzhgues malazezin Lepetiç. Katër ndeshje për Koçin, që ka gjykuar nga dy herë Teodon dhe Sutjeskën Nikshiq.