Basketboll / Dy të deleguar të Ligës Ballkanike zbarkojnë në Tiranë

Share Button

basketboll-koleka-liga-ballkanike

Gjergj Vyshka 21.09.2016 12:15

Dy të deleguar të Ligës Ballkanike “SIGAL Uniqa Balkan Ligë”, për më tepër pjesëtar të sektorit të garave e të marketingut, kanë vëzhguar Tiranën dhe mjediset e saj sportive. Sepse ashtu sikurse është thënë dhe gati një muaj më parë, Tirana në basketboll për meshkuj do të jetë pjesëmarrëse në Ligën Ballkanike. Madje ndeshja e parë zyrtare e Ligës Ballkanike në basketboll për meshkuj për sezonin 2016-2017 do të zhvillohet në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, atje ku Tirana do të presë Trepçën e Mitrovicës.

Dy të dërguarit e Ligës Ballkanike, të paktën edhe sipas informacioneve që vijnë nga Federata Shqiptare e Basketbollit, kanë inspektuar Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” si salla kryesore ku mendohet që bardheblutë të luajnë ndeshjet e tyre të Ligës Ballkanike, por dhe “Farie Hotin”. Sepse në çdo moment emergjence mund të përdoret si sallë për ndeshjet e Ligës Ballkanike. Por në të njëjtën kohë janë vëzhguar dhe hotelet ku do të akomodohen skuadrat mike, gjyqtarët dhe komisari i ndeshjes.

Dhe tashmë pritet që specialisti i zyrës së marketingut në Ligën Ballkanike, Ineshev, dhe specialisti i garës në Ligën Ballkanike, Toshev, të raportojnë për kushtet që kanë gjetur në Tiranë. Ajo që është e sigurt është se Tirana do të marrë pjesë në Ligën Ballkanike, ndërsa ndodhet në grupin B së bashku me Trepçe Mitrovicën, Pejën, MKK Feni Industriers, Karpan Sokoli 2000 dhe Sutjeska e Nikshiqit. Katër të parat e këtij grupi dhe katër të parat e grupit A formojnë pastaj turin e dytë, atë çerekfinal, atje ku përsëri do të jenë dy grupe me nga katër ekipe.

E dy të parat kalojnë në turin gjysmëfinal të Ligës Ballkanike për sezonin 2016-2017. Tirana deri më tani ka marrë si përforcim trajnerin maqedonas Sllobodan Petrovskin, lojtarët serb Luka Petroviç dhe amerikanin Manuel Xhonson, si dhe ish-kapitenin e Kamza Basket, Erkand Karajn. Por është e sigurt që bardheblutë për një paraqitje dinjitoze në Ligën Ballkanike do të kërkojnë të marrin dhe përforcime të tjera, sidomos me lojtarë të huaj.

Sepse Tirana ka objektiva më madhor sivjet që do të mund të shoqërohen me titullin “kampion”, Kupën e Shqipërisë e pse jo dhe Superkupën e Shqipërisë. Dhe kur bardheblutë e kanë marrë seriozisht këtë të aktivitet, edhe Liga Ballkanike është përgjigjur me të njëjtën monedhë duke dërguar vëzhguesit e saj për inspektim në Tiranë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh