Nga Gjergj Vyshka 03.02.2017 14:35
Ajo që është shtruar për diskutim edhe vitin e kaluar nga “Sport Ekspres” është dritarja hapur e merkatos për lëvizje të lojtarëve në periudhën 1 shkurt-31 mars kundrejt një pagese 1,000 euro, shto dhe detyrimet financiare që lidhen me transferimin.
Në fakt basketbolli e ka të hapur marrjen e lojtareve dhe përtej afateve zyrtare të merkatos së verës, sepse në periudhën 15 shtator-31 dhjetor mund të merren lojtare me 10-fishin e pagesës së regjistrimit. E në fakt këto kanë ndodhur.
Por kur në prag të “play-off”-it të të vijnë një apo dy lojtare, atëherë këtu gara bëhet e çrregullt. E megjithatë, Federata Shqiptare e Basketbollit e ka të parashikuar në rregulloren e veprimtarisë në nenin 6 të kapitullit të Regjistrimit, pika 6.3.
Sepse edhe nëse nuk qëndron asnjë nga klubet nuk ngre zërin. Por dritaret e merkatos janë të hapur. Gjithsesi, me një “bum” të huajsh, teksa më së shumti janë amerikanë, basketbolli e ka mbyllur dhe periudhën e lëvizjeve dimërore.