Gjergj Vyshka 28.01.2017 07:05
Dragan Meda do të jetë sot udhëheqësi i “mini-klinikës” me gjyqtarët dhe vëzhguesit e basketbollit shqiptar, që do të zhvillohet në Shkodër, duke nisur nga ora 10:00, deri në ora 12:00. Brenda kësaj klinike, të paktën edhe sipas informacionit që vjen nga Federata Shqiptare e Basketbollit, do të jetë dhe testimi teorik dhe fizik për gjyqtarët, si dhe teorik për vëzhguesit.
Kjo “mini-klinikë” është në kuadër të projektit SKUD për zhvillimin e gjykimit në vendet e vogla, një program që është i mbështetur nga Federata Botërore e Basketbollit. Bëhet fjalë për një plan strategjik afatgjatë mbi gjykimin dhe krijimin e një rrjeti interaktiv po për gjykimin. Për kësaj të kësaj mini-klinike me kroatin Dragan Meda, Federata Shqiptare e Basketbollit i ka çuar të gjitha ndeshjet e të rinjve dhe të rejave të dielën.
Ndërsa testimi i gjyqtarëve dhe vëzhguesve është në prag të nisjes së pjesës së dytë të sezonit për të rritura dhe të rritur, që fillon më 3 dhe 4 shkurt 2017. Nuk është hera e parë që bëhet një mini-klinikë e tillë, sepse dhe vjet më 24 janar në mjediset e Hotel “Doro City” është zhvilluar një e tillë me Davor Nakiçin, shefin e departamentit të gjyqtarëve në Federatën Botërore të Basketbollit.
Që do të thotë se ndërkombëtarëve janë shumë të vëmendshëm në çdo hap e nivel zhvillimi të basketbollit shqiptar.