Gjergj Vyshka 11.08.2016 09:50
Shqipëria në basketboll për Nën-16-vjeçaret ka vulosur humbjen e pestë në grup, ndërsa dje është mundur me 25 pikë diferencë nga Danimarka, që duket se e ka rrudhur dorën ndaj vajzave kuqezi.
Danezet e kanë vendosur fatin e ndeshjes që në pjesën e parë e të dytë, të cilat i ka fituar 26-16 dhe 19-9 dhe në pushim është me epërsi 45-25. 11-7 dhe 10-9 janë dy pjesët e tjera e në përfundim 66-41 për Danimarkën, ndërsa vijojmë të tregojmë se në këtë kombëtare nuk kemi më shumë se pesë lojtare.
Danimarkë – Shqipëri 66-41
(26-16, 19-9, 11-7, 10-9)
Danimarka: Gustavsen (7), Forman (16), Madsen, Hansen (8), Ravn (4) / Akselsen (5), Egeblad (2), Dam (11), Atar (6), Bindzus (7). Trajnere: A. Andersen
Shqipëria: Rreshpja (11), Haris (9), Kelleci (7), Verri (12), Malesia (2) / Merkaj, Rakipaj, Margilaj, Lugaj. Trajnere: V. Sako
Gjyqtarë: T. Suslov (Estoni), R. Kaligov (Azerbajxhan), D. Szczerba (Poloni)