Gjergj Vyshka 24.04.2016 19:55
2 pikë për bionden bardheblu Eliverta Bujari, e cila, falë 10 tripikëshave, ndërsa vazhdon të jetë një shtysë e madhe për skuadrën e trajnerit Erdal Borova, sidomos kur suksesi është i garantuar. Vllaznia e ka pasur shumë të vështirë, por ky takim ka spikatur edhe për diçka tjetër.
Në fakt, ndeshja Tirana-Vllaznia, e vlefshme për javën e 20-të të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra ka qenë e gjykuar në mënyrën më të mirë të mundshme nga ndërkombëtari Ervin Koçi dhe Erlambi Tiko. Por ky i fundit duket se e ka tepruar disi teksa në çdo moment pushimi është turrur për tek telefoni.
Sigurisht që janë arsyet e tij për këtë nxitim në bisedat e shumta, por që nuk ka qenë shumë normale, aq më tepër kur bëhej fjala për një ndeshje zyrtare të kampionatit. Sepse duket sikur ka gjykuar me telefon në dorë.