AlbanianSport.com 11/02/2018 13:25
ASNN – Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2019 në basketboll për femra kanë sjellë në parket edhe gjyqtarët shqiptarë. Gentian Cici dhe Erjon Hoxhaj kanë qenë në ndeshjen e grupit A, Mali i Zi-Sllovaki 72-73 (29-17, 6-21, 18-15, 19-20). Cici ishte gjyqtar i parë, Hoxhaj i dytë, kurse i tretë maqedonasi Aleksandar Pavlov.
Ndërsa vëzhgues i tyre maqedonasi Vlado Cvetkovski. Për Cicin kjo ishte hera e parë për sezonin 2017-2018 në Eliminatoret e femrave, ndërsa në total ka arritur 20 ndeshje (16 në Ligën e Kampioneve, 2 në Eliminatoret e Botërorit “Kinë 2019”, 1 në Euroligë për femra dhe 1 në Eliminatoret e Evropianit 2019).
Ndërkohë, për Hoxhajn ishte ndeshja e dytë në këto Eliminatore, ndërsa ka arritur në kuotën e 12 ndeshjeve për sezonin 2017-2018 (1 në Euroligë për femra, 4 në “Eurocup” për femra, dy në Eliminatoret e Evropianit për femra dhe 5 në Ligën Ballkanike). Përgjithësisht mbeten të vlerësuar në arenën ndërkombëtare gjyqtarët tanë.