Gjergj Vyshka 11.08.2016 15:20
Gentian Cici, ndërkombëtari i basketbollit shqiptar, që është njëkohësisht dhe drejtuesi i grupit të kombëtares Nën-16-vjeçaret për vajza në Divizionin B në Evropianin e Oradeas, dje ka shkuar në numrin 5 të gjykimeve.
Ka qenë gjyqtar i parë në ndeshjen e grupit D, Rumani-Maqedoni 89-34 (19-5, 22-9, 28-11, 20-9). Në këtë ndeshje, Cici është ndihmuar nga rusi Igor Demenkov dhe luksemburgasi Paskale Veivers, kurse vëzhgues francezi Kristian Altmejer.
Kësisoj pas Izrael-Holandë 54-71, Angli-Bosnje-Hercegovinë 66-56, Qipro-Slloveni 33-56 dhe Belgjkë-Poloni 48-51, vjen dhe ndeshja e 5-të në pesë ditë. Që do të thotë se mbetet ndër më kryesorët e kësaj veprimtarie.