ASNN – Vazhdon Kampionati Botëror i Basketbollit për Meshkuj dhe në ditën e parafundit e fazës së ndeshjeve në grupe, janë zhvilluar plot 12 takime, ku binte në sy diferenca midis skuadrave, çka është reflektuar edhe në rezultatet e thella. Takimi më i spikatur i ditës së 5-të ka qenë ai i mbrëmjes, midis Spanjës dhe Francës, që është sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar dhe është fituar nga spanjollët me rezultatin 88-64.
APas dy ditëve me nga 6 ndeshje, Kampionati Botëror i Basketbollit për Meshkuj, që sikundër çdo eveniment madhor sportiv po sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, është kthyer me ngarkesë të plotë në ditën e tij të 5-të. Në atë që ishte edhe dita e parafundit e fazës së ndeshjeve në grupe, janë zhvilluar plot 12 takime, ku binte në sy diferenca midis skuadrave, çka është reflektuar edhe në rezultatet e thella.
AVetëm në ndeshjet Turqi-Finlandë 77-73, Slloveni-Angolë 93-87 dhe Serbi-Brazil 73-81, kanë qenë deri diku të barazpeshuara. Takimi më i spikatur i ditës së 5-të ka qenë ai i mbrëmjes, midis Spanjës dhe Francës, që është sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Ky derbi i fqinjëve në dy anët e Pirenejve ka nisur kryesisht i baraspeshuar, me një epërsi të lehtë të spanjollëve, por me francezët gjithnjë luftarakë dhe të kujdesshëm për të mos lëshuar terren në 10-minutëshin e parë.
APor përvoja dhe cilësia kanë bërë diferencën për vendasit në 3 pjesët e tjera, dhe Spanja ka fituar me rezultatin bindës 88-64.