AlbanianSport.com 13.01.2015 11:45
ASNN – “Kosova e Re” Bashkimi në basketboll për meshkuj ka bërë përforcimin e parë të huaj për pjesën e dytë të sezonit në ETC Superligën e Kosovës në basketboll për meshkuj.
Klubi prizrenas ka siguruar shërbimet e përfaqësuesit të dikurshëm boshnjak, Mujo Tuljakoviç. 34-vjeçari luan në pozicionet 3 dhe 4 dhe shihet si një përforcim i madh i “Arpagjikëve”, të cilët ditë më parë transferuan edhe lojtarin vendës, Muhamed Hasani.
Nga prizrenasit, pas përfundimit të stinorit vjeshtor, janë larguar katër lojtarët e huaj Tauaski King, Tom Tankelevic, Spencer Dikson e Noel Xhonson. Në ditët në vazhdim pritet që klubi “portokalli” të transferojë edhe lojtarë të tjerë të huaj.
Bashkimi e mbylli pjesën e parë të sezonit në vendin e tretë dhe pretendon pse jo të jetë kampione e Kosovës.