Gjergj Vyshka 03.08.2016 16:15
Në të njëjtën kohë, teksa në ditët e para të korrikut kur presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, në prezantimin e verës së basketbollit shqiptar 2016 ka treguar se vitin e ardhshëm Shqipëria mund të jetë organizatore e Kampionatit Evropian të Nën-18-vjeçarëve apo Nën-20-vjeçarëve, Bello, me të gjithë eksperiencën ndërkombëtare të grumbulluar në këto aktivitete, do të nënvizonte: “Unë e mbështes si ide, sepse basketbolli shqiptar, jo vetëm për rritjen e nivelit, por dhe të infrastrukturës, ka nevojë për aktivitete të tilla”.
Gjatë Evropianit Nën-20-vjeçareve, Bello ka pasur dhe një takim me trajnerin e Britanisë së Madhe për femra, Hoze Buceta Fernandez. “Më 1998 ka qenë në një kurs treditor në Tiranë për trajnerët e gjyqtarët dhe në kohën që këtu protestohej për vrasjen e Azem Hajdarit, ka qenë shtator, ka ikur në mënyrë të rrufeshme drejt Rinasit, – kujton nr. 2 i organizmit që qeveris lëvizjen olimpike shqiptare. Sigurisht që kishim kohë pa u parë dhe ai do të jetë përsëri në nëntor për përballjen mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.”
Bello tashmë pret shtatorin të jetë sërish i angazhuar në veprimtaritë ndërkombëtare. Duke qenë “i pari” i veprimtarisë, ai i ka dorëzuar kupën skuadrës fituese të turneut, që ishte Sllovenia, si dhe lojtares më të mirë të aktivitetit sllovenes Anamaria Prezelj. Në tre ndeshje ka qenë edhe vëzhguesi i ndërkombëtarit Hoxhaj e si i tillë, me një paraqitje të madhe në arenën ndërkombëtare duke i dhënë vlera basketbollit shqiptar, kjo e Bellos gjithnjë mbetet vlerë e shtuar…