AlbanianSport.com 29.11.2016 11:35
ASNN – Bashkimi e ka mposhtur SIGAL Prishtinën, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 4-t të Grupit A në Ligën Ballkanike, duke u shkaktuar kryeqytetasve humbjen e dytë nga po aq ndeshje. Prizrenasit fituan me rezultatin 85-74, në ndeshjen e zhvilluar në Palestrën “Sezai Surroi”.
Në renditjen e Grupit A, Bashkimi tani ka 2 fitore e 4 humbje, ndërsa Prishtina ka vetëm dy ndeshje të zhvilluara dhe të dyja humbje. Kështu, klubi prizrenas e ka mposhtur atë prishtinas me rezultatin 85-74 në kuadër të Ligës Ballkanike, duke e fituar derbin e skuadrave të Kosovës në këtë veprimtari rajonale.
Prishtina e nisi më mirë pjesën e parë, por vendësit nuk u dorëzuan dhe në e rikthyen lojën në favor të tyre në tre pjesët e tjera. Kjo ishte fitorja e dytë për Bashkimin në Ligën Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj, ndërsa për Prishtinën humbja e dytë në po aq ndeshje.