Gjergj Vyshka 09.12.2014 09:45
Federata Shqiptare e Basketbollit tashmë ka nisur të vërë në lëvizje të gjithë sistemin zinxhir, duke nisur dhe me fëmijët, sepse vetëm kështu mund të ketë të ardhme ky sport.
Pikërisht dje në sallën Nr. 3 të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” është zhvilluar turneu për Nën-10 dhe Nën-12-vjeçarët.
Dhe në përfundim Alfa Basket për djem tek Nën-12-vjeç, me trajner Gëzim Hoxhën, si dhe Superior Klima për vajza Nën-12-vjeçe dhe më pas në skuadrën mikse Nën-10-vjeç me trajnere Ledina Koçi janë fituesit e këtij turneu.
E gjithë kjo iniciativë e Federatës Shqiptare të Basketbollit për t’i vënë në lëvizje dhe fëmijët është përshëndetur dhe nga anëtari i kryesisë, Ilir Taflaj, që është njëkohësisht dhe përgjegjësi i ekipeve kombëtare.
Turneu Kombëtar i Basketbollit
Djem Nën-12-vjeç
Çerekfinalet:
Alfa Basket – Ardhmëria Basket 16-6
Apolonia – Invaders 16-14
Superior Klima – Butrinti 7-3
Perla – Studenti 13-22
Gjysmëfinalet:
Alfa Basket – Apolonia 20-17
Superior Klima – Studenti 4-0
Finalja:
Alfa Basket – Superior Klima 18-15
Turneu Kombëtar i Basketbollit
Vajza Nën-12-vjeç
Gjysmëfinalet:
Superior Klima – Alfa Basket 8-23
Superior Basket – Studenti 8-24
Për vendet 3 & 4:
Alfa Basket – Superior Basket 39-2
Finalja:
Superior Klima – Studenti 17-13
Turneu Kombëtar i Basketbollit
Mikset Nën-10-vjeç
Gjysmëfinalet:
Superior Klima – Studenti 26-18
Invaders – Alfa Basket 7-2
Për vendet 3 & 4:
Studenti – Alfa Basket 19-8
Finalja:
Superior Klima – Invaders 19-12