AlbanianSport.com 04.01.2016 14:55
ASNN – Nëpërmjet profilit të saj në rrjetin social “Facebook”, Federata Shqiptare e Basketbollit ka bërë të ditur se më 22 janar 2016 do të zhvillohet një seminar praktik për gjyqtarë e trajnerë.
Dhe ai që do të mbajë leksionet për gjyqtarët dhe trajnerët tanë e kjo për dy ditë do të jetë Alen Riçardson, i cili është njëri nga përgjegjësit e caktimit të gjyqtarëve në Federatën Evropiane të Basketbollit.
Dhe në të, gjithnjë sipas Federatës Shqiptare të Basketbollit, do të marrin pjesë gjyqtarët dhe trajnerët e licencuar pranë këtij institucioni. Ajo që ka rëndësi për koshin shqiptar është se Riçardson i është përgjigjur pozitivisht ftesës së shqiptarëve, ndërsa prej tij ka se çfarë të mësohet.