Basketboll / Agim Lahi: Oransoda, “qershia mbi tortë” e basketbollit shqiptar (IV)

Share Button

AlbanianSport.com 13/02/2019 19:50

ASNN – Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, Presidenti i Republikës vlerësoi me dekoratën “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, pjesëtarët e ekipit të Partizanit në basketboll për meshkuj, të vitit 1968, të cilët u përballën në Kupën e Kampioneve me skuadrën italiane të Oransodës. Në këtë ceremoni vlerësimi duhej të ishte dhe një basketbollist që ka qenë protagonist në të dy takimet ndaj Oransodës, lojtari më i gjatë i basketbollit të atyre viteve, Agim Lahi, 195 centimetër i lartë.

Edhe pse ai u ftua si ndihmë nga Vllaznia e asaj kohe, Lahi ka kontributin e tij në atë takim dhe e meritonte këtë vlerësim. Sidoqoftë, përtej kësaj, gazeta “SOT” intervistoi Lahin. Në këtë intervistë Lahi tregon për emocionet, sukseset dhe privilegjet që të ofronte basketbolli i kohës. AlbanianSport.com jua ka sjellë këtë intervistë të plotë në 3 pjesë në 3 ditë, duke nisur që nga e hëna dhe sot është pjesa e fundit.

 

…vijon nga dje

 

– Ballkaniada ka bërë jehonë në atë kohë…

– Është zhvilluar në Tiranë në vitin 1965, me pjesëmarrjen e 5 vendeve, sepse mungoi Greqia dhe, për nevojat e garës, Shqipëria krijoi dy skuadra. Aktivitetin e fitoi Jugosllavia që na mundi me 3 pikë diferencë. Publiku ka qenë i jashtëzakonshëm, mund ta cilësoj një “kazan që vlonte”. Të hyje në pallat të sportit ishte shumë e vështirë dhe janë bërë marifete për të pasur një mundësi ta shihnin ndeshjen nga afër. Nuk kishe ku hidhje kokrrën e mollës. Në atë periudhë të gjitha ndeshjet e rëndësishme e mbushnin stadiumin, por veçanërisht gjatë Ballkaniadës ka qenë një publik i paparë, një entuziazëm i rrallë.

 

– Është dhe dueli i Partizanit me Oransodën. Si ndodhi që u bëtë pjesë e Partizanit atë vit?

– Partizani fitoi kampionatin dhe iu dha e drejta të luante në Kupën e Kampioneve. Në kuadër të përballjes me Oransodën, Partizani mori dy lojtarë nga ekipet e tjera, mua nga Vllaznia dhe Kasmin nga Tirana. Trajneri Astrit Greva na bëri një përgatitje të jashtëzakonshme, ku u kujdes edhe për detajet më të vogla. Në ato takime kam qenë zëvendësues i Nikolin Palit. Në Tiranë luajta më pak, kurse atje (në fushën e Oransodës) luajta më shumë. Kujtoj që në ndeshjet ndaj Oransodës ka shkëlqyer në veçanti Agim Fagu. Ndeshja me Oransodën ka qenë ndër më mbresëlënëset që kemi zhvilluar, unë do ta quaja “qershia mbi tortë” e basketbollit shqiptar. Kundërshtarët kishin kualitet dhe ishin shtatlartë, kështu që ne bëmë ndryshime taktike, duke krijuar zhdërvjelltësi, shpejtësi dhe saktësi.

 

– Nga vinte gjithë ai frymëzim në basketbollin e atyre viteve?

– Vetëm dëshira për të luajtur, sepse nuk kishte asnjë interes tjetër. Kurse sot basketbollin e mbajnë në këmbë interesa të tjera. Ai që ndryshonte ekip në atë kohë e shanin, sepse fansat ishin të lidhur me fanellën, kurse sot është gjë normale. Kur kishte ndeshje kryesore të kampionatit kombëtar dhe ato ndërkombëtare ishte festë në Tiranë dhe stadiumet mbusheshin plot e për plot me tifozë.

 

– A mund t’i cilësojmë ato vite si periudhën e artë të basketbollit shqiptar?

– Çdo kohë ka brezat, shkëlqimin, emocionet, lojtarët, taktikën dhe arritjet e veta. Unë mund të përmend këtu dhe suksesin ndërkombëtar që patëm në Festivalin e Rinisë në Helsinki, ku zumë vendin e parë. Ka qenë një ekip fantastik si M. Përmeti, A. Lahi, B. Shehu, F. Qirici, V. Shako, R. Radoja, K. Papa, Z. Çoba.

 

– A e ndiqni basketbollin shqiptar sot dhe si ju duket niveli i tij?

– Sot ka shumë pak spektatorë dhe kjo jo vetëm për nivelin që nuk jep emocion, por informacioni lë për të dëshiruar. Kam mendimin që drejtuesit e gazetarisë sportive “sport” quajnë vetëm futbollin, të çfarëdo kategorie, meqenëse sportet e tjera quhen basketboll, volejboll etj. Një gazetë sportive duhet të ketë minimumi një faqe lojëra. Gjithashtu, gjatë një ndeshje ka dy protagonistë, që janë lojtarët dhe tifozët. Për këta të fundit ekrani nuk interesohet, ndërkohë që mungojnë disa detaje edhe në vendosjen e kamerës, e cila duhet të ketë fushëpamje ndaj sekretarisë dhe tribunës së spektatorëve. Shtatlartësia tani është përmirësuar, pra në disa aspekte ka arritje. Të rinjtë nuk duhet të harrojnë se në 10 pikë gjithsej një e ngjit talenti, 9 të tjera i ngjit puna.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh