Basketboll / 4 vjet mungesë, kombëtarja e meshkujve rikthehet në parket

Share Button

Basketboll-Meshkuj-Evropiani-Grupi-F

Gjergj Vyshka 23.01.2016 11:25

Katër vjet mungesë, ndërsa më së fundi kombëtarja e Shqipërisë në basketboll për meshkuj është rikthyer në arenën ndërkombëtar. Kuqezinjtë, ashtu sikurse dhe 26 kombëtare të tjera, mes tyre dhe Kosova, kanë qenë dje në shortin që është hedhur në Mynih të Gjermanisë për Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2017. Tanët ndodhen në grupin F me Gjeorgjinë, Malin e Zi dhe Sllovakinë dhe në një hark kohor prej gati tre javësh, që nga fundi i gushtit e deri në mesin e shtatorit, do të jenë në parket. E nisin në Gjeorgji për ta mbyllur në fushën tonë ndaj Sllovakisë.

Një short i vështirë, por jo i pamundur për t’u paraqitur denjësisht. Sakaq Kosova do të jetë në grupin E së bashku me Slloveninë, Ukrainën dhe Bullgarinë. Sipas formatit të ndërtuar nga Federata Evropiane e Basketbollit 27 skuadrat janë ndarë në gjashtë grupe me nga katër ekipe dhe një është me tre. Dhe fituesit e grupeve, si dhe katër më të mirat e vendeve të dyta shkojnë në raundin final të Kampionatit Evropian të Basketbollit për vitin 2017, atje ku do t’i bashkohen Finlandës, Izraelit, Rumanisë dhe Turqisë.

Finalistët e parë janë Spanja, Lituania, Kroacia, Republika e Çekisë, Franca, Greqia, Italia, Letonia dhe Serbia. Grupet e tjera të kualifikueseve në periudhën 31 gusht – 17 shtator janë kështu: Grupi A (Belgjika, Islanda, Zvicra, Qipro), Grupi B (Gjermania, Holanda, Austria, Danimarka), Grupi C (Rusia, Bosnja-Hercegovina, Suedia), Grupi D (Polonia, Estonia, Bjellorusia, Portugalia), Grupi G (Maqedonia, Hungaria, Britania e Madhe, Luksemburgu). Përfundimisht me një grup “ferri”, Shqipëria e basketbollit të meshkujve shpreson të bëjë më të mirën e saj.

 

Kampionati Evropian

i Basketbollit – Meshkuj

 

Grupi F

(31 gusht – 17 shtator 2015)

 

  1. Gjeorgji
  2. Mali i Zi
  3. Sllovaki
  4. Shqipëri

 

Kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë

 

31 gusht 2016                      Gjeorgji – Shqipëri

3 shtator 2016                     Shqipëri – Mali i Zi

7 shtator 2016                     Sllovaki – Shqipëri

10 shtator 2016                    Shqipëri – Gjeorgji

14 shtator 2016                    Mali i Zi – Shqipëri

17 shtator 2016                    Shqipëri – Sllovaki

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh