Gjergj Vyshka 21.04.2016 22:50
100-pikëshi i Genti Laskut të Tiranës në ndeshjen me Flamurtarin, që bardheblutë e kanë fituar 133-68, ka pasur jehonë edhe në mediat e huaja. Pikërisht një faqe spanjolle “Zoom News” ka reklamuar 100 pikëshin e Genti Laskut teksa shkruan: “Stil Kobi Brajënt. Genti Lasku, lojtar shqiptar e ndërkombëtar, i gjithi për vendin e tij, ka firmosur një rekord prej 100 pikësh të shënuara në një ndeshje të javës së kaluar.”
“Bëhet fjalë për ndeshjen e skuadrës së tij Tirana me Flamurtarin e vlefshme për kampionatin shqiptar të basketbollit të meshkujve, – ka vijuar faqja në fjalë. – Përderisa basketbolli shqiptar në të njëjtin nivel me Evropën, e cila është interesuar, edhe 100 pikëshi është i barabartë me atë që shënohet në kampionatet e tjera. E me 100 pikëshin e tij Lasku, që tashmë është 31 vjeç, ka përjetuar pasditen e jetës së tij.”
“Lasku ka shënuar në 40 minuta të luajtura 40 gjuajtje nga 48 të tilla. Janë 29 nga 31 tentativa për dy pikë, si dhe 11 nga 17 tentativa për tre pikë. Madje ka 9 gjuajtje të lira të realizuara në 13, ndërsa Tirana-Flamurtari ka përfunduar 133-68. Lasku ka pasur kohën e duhur në dispozicion për dy kapje topash në tabelë dhe një asist. E Tirana është e treta, ndërsa Flamurtari e parafundit në renditje”, – përfundon faqja spanjolle.