AlbanianSport.com 06.04.2015 16:10
ASNN – Kampionati Kombëtar i Volejbollit ka zhvilluar dje ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve të “play-off”-it, që janë luajtur përkatësisht në Durrës dhe në Tiranë. Kështu, Barleti Volej e ka mbyllur gjithçka në dy takime, pasi ka fituar në 3 sete edhe në ndeshjen e kthimit në Durrës ndaj Teutës, duke siguruar kështu vendin në finale.
Ndërkaq, Partizani ka mbajtur të hapur betejën në çiftin tjetër, pasi ka fituar 3-1 në përballjen me Tiranën, duke e barazuar kështu rezultatin e duelit në 1-1. Takimi i tretë, që rezultoi të jetë e nevojshme, do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme në kryeqytet, gjithashtu duke nisur nga ora 18:00.
Për në finale të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Meshkuj kualifikohen dy skuadrat që fitojnë 2 nga 3 takimet gjysmëfinale dhe 5 takimet finale do të zhvillohen nga 11 prilli, deri më 24 prill 2015. Kampione në fuqi është Barleti Volej, që ka fituar njëkohësisht edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Kalendari i “play-off”-it
Gjysmëfinalet
Ndeshja e parë
(2 prill 2015)
Të enjten:
Barleti Volej – Teuta 3-0
Salla 1, Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, Tiranë
Tirana – Partizani 3-0
Salla Sportive “Fahrie Hoti”, Tiranë
Ndeshja e dytë
(5 prill 2015)
Të dielën:
Teuta – Barleti Volej 0-3
Pallati i Sportit “Ramazan Njala”, Durrës
Partizani – Tirana 3-1
Salla 1, Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, Tiranë
Ndeshja e tretë*
(8 prill 2015)
Tirana – Partizani (18:00)
Salla Sportive “Fahrie Hoti”, Tiranë
* Nëse do të jetë e nevojshme