AlbanianSport.com 24/10/2018 22:45
ASNN – Liga e Kampioneve, Barcelona “ritualin” me Interin, Napoli frenon yjet e PSG-së, Liverpuli e Dortmundi tallen me kundërshtarët. Mbrëmjen e të mërkurës u luajtën ndeshje e xhiros së tretë të Ligës së Kampioneve në grupet A, B, C dhe D. Pati duele të mëdha dhe spektakolare në të gjitha grupet, por për t’u veçuar është fitorja e Barcelonës ndaj Interit në grupin B.
Po kështu, edhe frenimi i yjeve të Paris SG-së nga Napoli në një barazim dramatik 2-2, fitoret spektakolare e të thella 4-0 të Dortmundit dhe Liverpulit që mundën përkatësisht Atletikon e Madridit dhe Crvena Zvezdën, si dhe barazimi dramatik 2-2 i Totenhemit në Holandë përballë PSV Eindhoven, një barazim që rrezikon ta nxjerrë “jashtë loje” skuadrën angleze.
Sa i takon ndeshjes më të rëndësishme, asaj mes Barcelonës dhe Interit, duhet thënë se katalanët e dominuan ndeshjen dhe e fituan atë me meritë 2-0. Golin e parë e shënoi Rafinja në pjesën e parë, në të 32-ën, kurse golin që vulosi përfundimisht e shënoi Zhordi Alba në minutën e 77-të. Në tabelën e mëposhtme jepen rezultatet dhe renditja e skuadrave sipas grupeve.
Liga e Kampioneve
2018-2019
Faza e ndeshjeve në grupe
Grupi A
Bryzh – Monako 1-1
Borusia Dortmund – Atletiko Madrid 4-0
Renditja
- Borusia Dortmund 9
- Atletiko Madrid 6
- Monako 1
- Bryzh 1
Grupi B
Barcelona – Inter 2-0
PSV Eindhoven – Totenhem 2-2
Renditja
- Barcelona 9
- Inter 6
- Totenhem 1
- PSV Eindhoven 1
Grupi C
Paris SG – Napoli 2-2
Liverpul – Crvena Zvezda 4-0
Renditja
- Liverpul 6
- Napoli 5
- Paris SG 4
- Crvena Zvezda 1
Grupi D
Gallatasaraj – Shalke 04 0-0
Lokomotiva Moskë – Porto 1-3
Renditja
- Porto 7
- Shalke 5
- Gallatasaraj 4
- Lokomotiva Moskë 0