AlbanianSport.com 29/09/2021 20:55
ASNN – Ansu Fati, gati kontrata e re me Barçën. Situata financiare e klubit nuk mundëson kohëzgjatjen. “Mundo Deportivo” ka publikuar të mërkurën lajmin se Horhe Mendes, përfaqësuesi i Ansu Fatisë, tashmë ka në tryezë një ofertë rinovimi për sulmuesin. Propozimi u bë 3 javë më parë dhe Mendes, do ta studiojë atë me Mateu Alemanin pas kthimit të tij nga Katari. Risia e madhe e ofertës është se, në kundërshtim me atë që do të donin, Barça nuk do të jetë në gjendje t’i ofrojë një kontratë të gjatë të riut të talentuar.
Kjo për shkak të situatës financiare të klubit. Barcelona do t’i bëjë atij një kontratë të shkurtër që mund të rishikohet kur të përmirësohet situata. Siç zbuloi “La Cope” orët e fundit, Barça ka një kufi pagash prej 97 milionë, shumë larg nga shumat e viteve të fundit. Ansu Fati ka një kontratë deri në qershor 2022. Barça nënshkroi një klauzolë të njëanshme të zgjatjes deri në vitin 2024, por vlefshmëria e kësaj klauzole është në pikëpyetje pasi një lojtar nën moshën 18 vjeç nuk mund të nënshkruajë një kontratë për më shumë se dy vjet.
Barça beson se mund ta zgjidhë çështjen e zgjatjes së kontratës sa më parë. Lojtari, sipas informacioneve të ndryshme, e ka siguruar Mendesin të arrijë një marrëveshje me gjiganden katalane. Takimi i fundit fizik midis palëve u zhvillua më 15 shtator 2021 në “Via Veneto”. Kishte qëllime të mira nga palët dhe të gjithë dolën me idenë që Ansu, me dëshirë do të jetë sërish lojtar i Barcelonës dhe do të ketë një kontratë të re. Sigurisht, jo për aq kohë sa e priste Barça.