Barcelona mund Juventusin 3-1, shpallet kampione e Evropës për herë të 5-të

Share Button

Liga-e-Kampioneve-Kupa-ne-fushe

AlbanianSport.com 06.06.2015 23:15

ASNN – Barcelona është shpallur për herë të 5-të kampione e Evropës, pasi ka mundur 3-1 Juventusin, në finalen e luajtur të shtunën në mbrëmje në “Olimpia-stadion” të Berlinit. Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje ka nisur praktikisht me gol, pasi Barcelona, me një aksion të shkëlqyer me pasime të shkurtëra, ka arritur të shënojë me anë të Rakitiçit. Goli i ka tulatur juventinët, ndërsa katalanët kanë kaluar në lojën e tyre të zakonshme, me kontroll të dendur të topit, ndonëse për italianët, Bufoni është bërë vendimtar me një tjetër pritje refleksive.

45 minutat e para do të mbyllen me epërsinë njëgolëshe të spanjollëve, ndërsa në pjesën e dytë, Juventusi do të guxojë më tepër dhe, vetëm pas 10 minutash lojë, është i lojtari i Realit të Madridit, Alvaro Morata, ai që do të shënojë golin e barazimit, pasi një goditjeje të argjentinasit Tevez, që veçse sa u grushtua nga portieri i Barcelonës. Goli u ka dhënë zemër italianëve, të cilët rrezikojnë, por, duke përfituar edhe nga loja e hapur, Barcelona do të gjejë edhe golin e dytë, kur një goditje e Mesit nga jashtë zone, është grushtuar nga portieri Bufon dhe Luis Suarez do ta përcjellë topin në rrjetë në minutën e 68-të.

Pak minuta më pas, Barcelona do të gjejë edhe golin e tretë, por ai do të anulohet për një prekje të topit me dorë nga braziliani Nejmar. Megjithatë, ai e ka gjetur golin në minutën e 6-të shtesë, duke vulosur fitoren 3-1 të Barcelonës. Kjo finale është ndjekur edhe nga qindra sportdashës të mbledhur në hapësirën e gjelbërt pranë Kryeministrisë, ku i pranishëm ka qenë edhe vetë Kryeministri Edi Rama. Ai ka ndarë me ta emocionet e kësaj superfinaleje, ndërsa në pushim të ndeshjes i ka uruar rrugë të mbarë dhen fat edhe delegacionit shqiptar që do të marrë pjesë në Lojërat e Para Olimpike Evropiane, që do të mbahen në Baku të Azerbajxhanit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh