Barcelona-Inter, një sfidë përtej dëmtimesh & mungesash të rëndësishme

Share Button

AlbanianSport.com 23/10/2018 14:30

ASNN – Sfida Barcelona-Inter, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve mbart përtej emocioneve dhe kënaqësisë për të parë kampionë në fushë, edhe mungesat e shumta, për shkak dëmtimesh. Kështu te Interi, në fund të ditës së sotme do të shuhen dyshimet për Brozoviçin dhe Perishiçin. Por mbi të gjitha do të vendoset nëse Borha Valero do të luajë si titullar në vend të Naingolanit të dëmtuar.

Inter që fluturon në Katalonjë për t’u përballur me Barcelonën merr me vete edhe entuziazmin e fitores në derbi, por edhe “pasojat” e një ndeshjeje, nga e cila u dëmtua edhe belgu Radzha. Ndërsa në sulm, pranë Ikardit mund të jetë Martinez. Ndërsa në mesfushë mund të jetë Borha Valero ai që do të drejtojë mesfushën, bashkë me Vesinon e Brozoviç. Ky i fundit nëse arrin të rikuperohet.

Të gjitha këto probleme duhet të zgjidhen nga Spaleti përpara se ekipit të fluturojë drejt Barcelonës. Por edhe në kampin katalan nuk ka qetësi. Nuk është Mesi, por Barcelona nuk dorëzohet lehtë, pasi edhe me mungesën e tij ka tregua se di të fitojë. Nga 2004 deri sot, katalanët kanë luajtur 80 ndeshje pa argjentinasin dhe numrat nuk janë zhgënjyes: 48 fitore, ose 60%, 17 barazime dhe 15 humbje.

Sulmi i Barcelonës është i frikshëm, 158 gola të shënuar pa numrin 10 në fushë, ose dy për çdo ndeshje, janë dëshmia më e mirë. Për sfidën kundër zikaltërve, mund të luajë Dembéléja, që me Suarezin e Kutinjon, mund të krijojë një “tredhëmbësh” vrastar. Ndaj, për trajnerin Valverde, mungesa e Mesit nuk është një problem i pazgjidhshëm, dhe mbrojtja e Interit e di mirë këtë gjë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

AlbanianSport.com 15/03/2024 14:50 ASNN – E fundit që ka hedhur shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

AlbanianSport.com 15/03/2024 13:55 ASNN – Edhe veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh