AlbanianSport.com 21.06.2015 09:05
ASNN – Qitësi Arben Kuçana nuk mundi dot të kualifikohej në garën finale të qitjes me pistoletë nga distanca 50 metra duke u renditur i 26-ti nga 31 pjesëmarrës në këtë garë.
Kuçana, rezultatin më të mirë e regjistroi në përpjekjen e tij të dytë, kur grumbulloi në total 92 pikë.
Në total qitësi shqiptar grumbulloi 538 pikë, 16 më pak se vendi i tetë që ishte i fundit që u kualifikua për në finalen e kësaj kategorie.
Sa i përket Kosovës, në sportin e harkëtarisë ishte dita e Hazir Asllanit, që u përball në 1/32 me italianin Mauro Nespoli.
Asllani humbi me rezultatin 6-0, ndërkohë që dhe gjatë garës së përcaktimit të çifteve ishte renditur i fundit. Shqipëria po bën një paraqitje zhgënjyese në “Baku 2015”.