“Baku 2015”, moshat penalizojnë talentet, konfuzion me informacionin

Share Button

Olimpiada-Evropiane-Baku-2015

Gjergj Vyshka 12.01.2014 07:55

Federatat detyrohen të ndërrojnë emrat e sportistëve, sepse kërkohen garues të elitës. Digjen Jurgen Uldedaj, Iltian Nika dhe Redian Kopshti, janë nën moshën e kërkuar(?!) Moshat duket se kanë penalizuar talentet e sportit shqiptar për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Evropiane “Baku 2015”, të cilat zhvillohen më 12-28 qershor. Ndryshe nga çfarë ishte thënë më parë, teksa që në ditët e para të janarit Federata Shqiptare e Çiklizmit do të deklaronte që Iltian Nika dhe Redian Kopshti janë të kualifikuar me normë për në Lojërat Olimpike Evropiane, sot është një tjetër situatë.
Sipas asaj që referohet nga drejtuesit e Federatave sportive pjesëmarrëse në këto Lojëra Olimpike nga organizatorët janë kërkuar sportistë elitar të datëlindjes 1975-1996. Dhe për rrjedhojë janë djegur të paktën në boks dhe në çiklizëm Jurgen Uldedaj, Iltian Nika dhe Redian Kopshti. Por a është normale? Në fakt Nika rezulton i datëlindjes 1995 dhe për rrjedhojë është brenda kësaj grupmoshe që kërkon pjesëmarrja në Lojërat Olimpike “Baku 2015”.
Jo vetëm kaq, por duke iu referuar bursistëve të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, ato që janë të vlefshëm për në Lojërat Olimpike në Baku janë Anxhela Kashari në not (datëlindja 1996), Luiza Gega në atletikë (datëlindja 1988). Të tjerët, jo vetëm për shkak të moshës, por dhe ndoshta prej cilësisë nuk mbërrijnë në Baku, ndërsa këtu dhe bursa e tyre zhvlerësohet. Megjithatë kjo çorbë e krijuar për shkak të datëlindjeve të sportistëve që duhet të marrin pjesë me normë, apo me ftesë në Lojërat Olimpike Evropiane “Baku 2015”, ndoshta është dhe prej keqinformimit nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Sepse në realitet që nga 20 qershori i vitit të kaluar, kur shefi i misioni Hysen Domi ka bërë mbledhjen e parë me të gjithë sekretarët e federatave sportive, ndërsa ishte thënë që më 1 shtator të vitit të kaluar do të kishte referenca për institucionet sportive për garat kualifikuese (pjesëmarrja në konkurrim është bërë mbi bazën e rezultateve të arritura në Kampionatet Evropiane gjatë vitit 2014) nuk ka pasur asnjë takim me këto sekretarë.
Sot kanë mbërritur letrat për plotësim, diku me normë, diku me ftesë. Por ajo që duket se i penalizon talentet është mosha, gjithnjë nëse vërtetë nuk ka përzgjedhje selektive nga Federatat të mbuluara me atë se nuk e kanë moshën për të shkuar në “Baku 2015”, ndonëse është i vlefshëm për t’u kualifikuar për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh