Baku 2015 / Kleg: Olimpiada Evropiane, një risi në shumë plane (Video)

Share Button

ABK-Simon-Clegg

Altin B. Kodra 23.01.2015 23:35

ASNN – Lojërat e para Olimpike Evropiane do të zhvillohen në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Bakù nga data 12, deri në 18 qershor 2015. Në një intervistë ekskluzive dhënë në Baku për AlbanianSport.com, kreu i Komitetit Organizator të këtyre Lojërave, Sajmën Kleg, e ka quajtur këtë eveniment një shans historik. Sipas tij, gjithçka është në rrugë të mbarë për një Olimpiadë të suksesshme.

Azerbajxhani do të presë edicionin e parë të Lojërave Olimpike Evropiane, që do të organizohen në qershor dhe, në një intervistë ekskluzive dhënë në Baku për AlbanianSport.com, kreu i Komitetit Organizator të këtyre Lojërave, Sajmën Kleg, e ka quajtur këtë eveniment një shans historik. “Ne po shkruajmë historinë e sportit këtu në Azerbajxhan, por edhe historinë e sportit të Evropës”, – ka deklaruar ai.

“Ky vend kurrë nuk ka pritur një veprimtari kaq madhore, por, ndonëse një vend me vetëm 23 vjet pavarsi, Azerbajxhani është një komb vital, me potenciale të jashtëzakonshme, që nëpërmjet Lojërave Olimpike Evropiane, kërkon të afirmohet në arenën botërore”, – ka vijuar britaniku që frymëzoi dhe kurorëzoi me sukses kandidaturën e Londrës për Lojërat Olimpike të 2012-tës.

“Unë kam patur privilegjin që përgjatë dy viteve të fundit të jetoj këtu dhe, si unë, ashtu edhe bashkëshortja ime e kemi shijuar mjaft këtë përvojë të jashtëzakonshme, – ka vijuar 56-vjeçari. – Po kështu e kanë shijuar edhe shumë prej miqve tanë kur kanë ardhur këtu. Edhe në rastin e sportistëve që do të vijnë këtu, shumë prej të afërmve dhe miqve të tyre, do të futen në Internet dhe të mësojnë për Azerbajxhanin dhe Bakunë.”

“Kjo do të rrisë interesin e njerëzve për të ardhur në këtë vend dhe për të përkrahur sportistët e tyre, për më tepër që këto Lojëra, janë edhe një shans i mirë për sportistët evropianë për të hyrë në histori, si të parët kampionë olimpikë të kontinentit”, – ka theksuar Klegu. Sipas tij, gjithçka është në rrugë të mbarë për një Olimpiadë të suksesshme.

“Mua më pëlqen të mendoj se jemi në rrugë të mbarë dhe brenda afateve, – ka deklaruar kreu i Komitetit Organizator të Lojërave të para Olimpike Evropiane. Por, më besoni që ka mbetur ende edhe shumë punë për t’u bërë në këto 88 ditë deri në nisjen e këtyre Lojërave, që, përkundër normalitetit, që kërkon të paktën 5 deri në 7 vjet përgatitje për një Olimpiadë verore apo dimërore, po organizohen në vetëm 30 muaj.”

“Është një arritje e jashtëzakonshme, por do të na duhen të 88 ditët e mbetura që të sigurohemi se do të ofrojmë një eveniment fantastik për atletët më të mirë të Evropës”, -ka përfunduar Sajmën Klegu. Lojërat e para Olimpike Evropiane do të zhvillohen në kryeqytetin azer, nga data 12, deri në 18 qershor 2015 dhe në të priten të marrin pjesë mbi 6,000 sportistë dhe trajnerë, si dhe mbi 1,500 gazetarë.

Në një takim të mëhershëm me përfaqësuesit e medias në Seminarin e dytë të Komiteteve Olimpike Kombëtare mbi Komunikimin, ku Shqipëria u përfaqësua nga gazetari i “Tring Communications”, Jagert Dyrmishi, dhe ai Radio-Televizionit Shqiptar, Altin B. Kodra, Kryetari i Komitetit Organizator të “Baku 2015”, Sajmën Kleg, e pati cilësuar këtë detyrë si një bast personal.

“Që në zanafillë, ky ishte një bast për mua, por, duke u kthyer prapa, pak ishin ata që besonin atëherë se Londra mund t’ia dilte të fitonte të drejtën e organizimit të Lojërave Olimpike të 201-tës, – ka pohuar ai. – Prandaj, mendoj se çdo gjë e re ka vështirësinë të pranohet në fillim dhe, për më tepër, kur një gjë e re është e e tillë në disa plane, pasi deri më tani nuk ka patur Lojëra Olimpike Evropiane.”

“Por, për të njëjtën arsye, ne patëm fatin ta bëjmë gjithçka nga fillimi dhe ta bëjmë atë siç duhet, – ka këmbëngulur Klegu. – Këto Lojëra janë si një fletë e bardhë ku e kemi ne në dorë të shkruajmë bukur dhe besoj se po e bëjmë një gjë të tillë. Megjithatë, pas gati 3 muajsh do të jemi në gjendje ta themi me siguri një të tillë. Një tjetër aspekt sfidues, ka qenë edhe kalendari i ngjeshur sportiv botëror.”

“Kur e nisëm këtë punë, nuk kishim asnjë sport që kishte konfirmuar pjesëmarrjen në këtë Olimpiadë, – ka zbuluar Kryetari i Komitetit Organizator të “Baku 2015”-tës. – Tani që flasim kemi 20 sporte, nga të cilët 12 do të shërbejnë si turne kualifikues për në “Rio De Zhaneiro 2016”, ndërsa disa prej tyre do të sigurojnë automatikisht kualifikimin për në Olimpiadën braziliane të vitit të ardhshëm. Po kështu kemi 4 sporte të reja.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh