AlbanianSport.com 16/09/2021 20:10
ASNN – Këtë fundjavë duhet të kishim dëgjuar shprehjen: “O’zapft is! (Koha për të festuar!) Për një Oktoberfest paqësor!” Por për fat të keq, “Oktoberfesti” i Mynihut nuk do të mbahet përsëri këtë vit për shkak të epidemisë së virusit “Covid-19”. Sidoqoftë, meqenëse “Oktoberfesti” është pjesë e stilit të jetës bavareze dhe është ngulitur fort në zemrat tona, Bajerni i Mynihut dhe “adidas”i kanë sjellë një edicion të veçantë të fanellës.
Një fanellë ka për qëllim të shprehë lidhjen e klubit me vendin të cilit i përket dhe traditat e tij dhe të reflektojë atë për të cilën “Oktoberfesti” dhe kampionët rekord të Gjermanisë janë të njohur globalisht: hapja, shoqërimi, gëzimi i jetës dhe ndjenja e traditës. Fanella është me ngjyrë jeshile të errët. Logoja, motivet në mëngë, tre vijat mbi supe dhe sponsorët janë stampuar në ngjyrë ari, duke krijuar një lidhje me pamjen klasike “lederhosen” (kominosheve të lëkurta) të Bavarisë.
Veçoria kryesore e fanellës është qëndisja e frymëzuar nga tradita bavareze, e cila zbukuron logon e kampionëve të padiskutueshëm të Gjermanisë. Lulja e maleve, e njohur si “edelvajsi alpin”, që është tipike për “Oktoberfestin” është stampuar gjithashtu në pjesën e sipërme të fanellës, poshtë jakës. Gjigandja bavareze do ta veshë fanellën një herë për ndeshjen e ardhshme të Bundesligës, atë të 18 shtatorit 2021 kundër Bohumit, që do të luhet në “Allianz Arena”.
Fanella tani mund të porositet paraprakisht për dy ditët e ardhshme ekskluzivisht nga anëtarët e klubit të Bajernit të Mynihut. Fanella speciale do të jetë e disponueshme për të gjithë në Dyqanet “FC Bayern” dhe Dyqanin Online “Adidas”, që nga 18 shtatori 2021.