AlbanianSport.com 26.02.2015 07:55
Arsenali është mundur 1-3 nga Monako në ndeshjen e parë të vlefshme për turin e 16-shes së Ligës së Kampioneve, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit për më tej. Ndërsa Bajer Leverkuseni ka fituar 1-0 ndaj Atletikos së Madridit.
Në fakt, askush nuk e priste por ka ndodhur. Monako ka mundur Arsenalin me rezultatin 3-1 në Stadiumin “Emirates”, duke prenotuar një vend për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Edhe pse me lojtarë të rinj, përballë yjeve të Arsenalit, skuadra franceze ka dominuar përgjatë 90 minutave lojë.
Pas 4 eliminimeve radhazi në turin e 16-shes së Ligës së Kampioneve, Arsenal mendoi se mund të kalonte në çerekfinale, përballë një kundërshtari, në letër, më të dobët, si Monako. Por historia u përsërit. Kongobia dhe Berbatovi e çojnë në 2-0 rezultatin e ndeshjes për Monakon.
Në fund të takimit, Çambërlein ngushton diferencën e golave në 2-1. Por në minutën e 94-t, Karasko fikson shifrat në 3-1. Në ndeshjen tjetër, Bajer Leverkusen ka dominuar përballë nënkampiones së Evropës sezonin e shkuar, Atletikos së Madridit, pasi ka fituar 1-0, me golin e realizuar nga Çalhanollu në pjesën e dytë.