AlbanianSport.com 18.10.2015 13:25
ASNN – Të shtunën, në një takim të lojës së çifteve për femrave, në Turneun e Hapur të Danimarkës, që po zhvillohet në Odensë, është thyer edhe rekordi botëror për pikën më të gjatë në historinë e sportit të badmintonit. Plot 250 goditje dhe 4 minuta e 31 sekonda janë dashur për të shënuar një pikë në një duel japonezo-kinez, duke shënuar kështu një rekord të ri botëror.
Badmintoni është një sport që njihet shumë pak në Shqipëri dhe që luhet mbi baza individuale dhe në kohën e lirë, pasi nuk ka kampionate apo veprimtari të organizuara. Por nëpër botë, sidomos në Azi, ky sport është mjaft i përhapur dhe të shtunën është shënuar në nga rekordet e tij. Në një takim të lojës së çifteve për femrave, në Turneun e Hapur të Danimarkës, që po zhvillohet në Odensë, është thyer edhe rekordi botëror për pikën më të gjatë në historinë e këtij sporti.
Plot 250 goditje dhe 4 minuta e 31 sekonda janë dashur për të shënuar një pikë në një duelin japonezo-kinez, duke shënuar kështu një rekord të ri botëror.