Nga Gjergj Vyshka 03.03.2016 14:55
E gjithë kjo ngutje për të bërë asamblenë zgjedhore më 30 mars të Federatës Shqiptare të Basketbollit, apo dhe supozimi i një moszgjedhje të mundshme të Ponarit president të koshit mund të ketë dhe përfundime të tjera. Nuk duhet harruar që më 2017-ën, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar do të ketë zgjedhje.
E në rast të moszgjidhjes president i basketbollit shqiptar, çka duket e pamundur, Ponari mundet të jetë një kandidat potencial për të qenë në krye të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Në një farë mënyre, ka dhe një pjesë të anëtarëve të Komitetit Drejtues aktual të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar që kanë nisur të kenë më tepër afirmitet me të, pse jo dhe për t’i thënë që “ti duhet të jesh presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar”.
E të gjitha këto dilema i zgjidh vetëm Asambleja zgjedhore e Federatës Shqiptare të Basketbollit, vendi dhe ora pritet të miratohet në mbledhjen e parë të kryesisë për marsin, e cila do të jetë më 30 mars.