AlbanianSport.com 03/10/2018 19:50
ASNN – “It’s showtime! (Është koha e shfaqjes!) Në fakt, kjo batutë e përdorur shpesh nëpër filma gjen zbatim në këtë rast, teksa drejtuesit e industrisë së automjeteve që po mblidhen këtë javë në “motorshou” në Paris. do të tronditin botën me të pazakontat që do të sjellin. Dhjetëra ekspertë të teknologjisë të etur për risi po shikojnë pajisjet e reja. Automjetet elektrike janë yjet e shfaqjes së këtij viti, me markat premium si “Mercedes” e “Audi” si edhe premtimi për makinat vetëlëvizëse.
“Secila nga këto makina të reja kërkon 100 milionë rreshta kodim. Kjo është 5-6 herë më shumë se kërkon një Boeing”, – tha drejtori i agjencisë franceze, Lyk Shatel. Entuziazmi për revolucionin elektrik është pjesërisht për shkak të domosdoshmërisë, pasi rregullatorët dhe zyrtarët lokalë përpiqen të ulin smogun që po mbulon qytetet e mëdha. Në Evropë, prodhuesit e makinave po garojnë për të respektuar kufijtë e ashpër të BE mbi emetimet e CO2 që hyjnë në fuqi deri në vitin 2021.
Por edhe futjen e standardeve më të ashpra të testimit të emisioneve pas skandalit të mashtrimit të “dizelgejtit”. Pas investimit të miliarda dollarë në bateri të reja, ende një fitim i pasigurt, kompanitë janë gjithashtu ende të pasigurt nëse makina elektrike do të ndihmojë linjat e tyre të prodhimit. Më të besueshme dhe me më pak pjesë lëvizëse sesa motorët me djegie, motorët elektrikë kërkojnë shumë pak punëtorë për të instaluar dhe për të shërbyer.
Megjithatë shumë nuk e shohin nevojën për të blerë një makinë elektrike. Panairi “Motorshou” i Parisit hapet për publikun të enjten dhe do të qëndrojë I hapur deri në 14 tetor.