Gjergj Vyshka 27.06.2016 13:25
Kosova është anëtarja e 17-të e Federatës Ballkanike të Atletikës. Kështu ka vendosur Kongresi i Jashtëzakonshëm, punimet e cilit janë zhvilluar në Pitesht të Rumanisë, atje ku në këtë fundjavë është zhvilluar dhe Kampionati Ballkanik i Të Rriturve.
Nuk duhet harruar që Kosova është anëtare me të drejta të plota e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, e Federatës Botërore dhe Evropiane të Atletikës.
Dhe si e tillë është pranuar tashmë dhe në Federatën Ballkanike, ndërsa sportistët e saj kanë konkurruar në Kampionatin Ballkanik të Të Rriturve në Pitesht të Rumanisë.