AlbanianSport.com 03.04.2015 10:25
ASNN – Atletët e grupmoshave 13 dhe 16 vjeç kanë shpallur kampionët përkatës. Pas konkurrimit në të gjitha disiplinat, për moshën deri në 13 vjeç titullin e fitoi Partizani për femra dhe Vllaznia për meshkuj. Më pas kanë konkurruar, atletët e moshës deri në 16 vjeç, të cilët nxorrën fitues të kampionatit Skënderbeun për meshkuj dhe Partizanin për femra.
Federata Shqiptare e Atletikës ka organizuar aktivitetin e radhës, Kampionatin Kombëtar të Moshave për Nën-13 dhe Nën-16-vjeçarët. Me një pjesëmarrje rekord, atletët e vegjël garuan në të gjitha disiplinat e mbretëreshës së sporteve. Në përfundim të garave përkatëse “kampionë” për moshën deri në 13 vjeç u shpallën Partizani për femra dhe Vllaznia për meshkuj.
Më pas garuan atletë e moshës deri në 16 vjeç, të cilët në përfundim të konkurrimit përcaktuan si kampionë Skënderbeun për meshkuj dhe Partizanin për femra. Presidenti i Federatës shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli ka vlerësuar pjesëmarrjen e atletëve të vegjël në këtë aktivitet dhe punën e trajnerëve të tyre. Kampionatin Kombëtar të Moshave për Nën-13 dhe Nën-16-vjeçarët, përveç ekipeve shqiptare mori pjesë edhe një ekip me atletë nga Kosova.