Gjergj Vyshka 14.06.2016 17:50
Në Kampionatin e 7-të Kombëtar të Vrapimit në Mal kanë marrë pjesë katër ekipe, të cilat të gjitha bashkë kanë sjellë 21 sportistë, që kanë konkurruar në katër disiplina.
Vllaznia, Mjeshtëria Sportive Durrës, Skënderbeu e Teuta kanë ardhur në Kodrat e Liqenit për 4 kilometra të reja, 8 kilometra të rinj dhe të rritur, 12 kilometra të rritur.
Dhe e vetmja garë në të cilën ka pasur klasifikim ekipor ishte 12 kilometra, sepse Vllaznia, me në krye Bledar Mesin, ka pasur një skuadër të plotë.
Më pas si individ të katër garat janë dominuar nga Mjeshtëria Sportive Durrës dhe Skënderbeu.
E tashmë pas kësaj veprimtarie, atletika, që po jeton në vështirësi, sepse me shembjen e Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” nuk ka më as zyrë, dhe është për veprimtaritë ndërkombëtare.
Kampionati i 7-të Kombëtar
i Vrapimit në Mal 2016
Rezultatet teknike:
4 kilometra të reja Jonilda Peca (Mjeshtëria Sportive Durrës) 18’56”00
8 kilometra të rinj Kledis Malo (Skënderbeu) 32’52”90
8 kilometra të rritura Xhensika Fasha (Mjeshtëria Sportive Durrës) 43’14”00
12 kilometra të rritur Ilir Këllezi (Skënderbeu) 40’35”38
Si ekip: Vllaznia 9 pikë