AlbanianSport.com 18.04.2015 23:25
ASNN – Federata Shqiptare e Atletikës ka organizuar ditët e fundit veprimtarinë e radhës, Kampionatin Kombëtar për të rinj deri në 18 vjeç, ku atletët pjesëmarrës konkurruan në të gjitha disiplinat e garave te mbretëreshës së sporteve.
Në përfundim të garave, të cilat u zhvilluan mjediset e Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet, “kampionë” u shpallën përkatësisht Vllaznia për meshkuj dhe Skënderbeu për femra.
Atletët shkodranë arritën të marrin 181 pikë. Pas tyre u renditën Skënderbeu dhe Mjeshtëria Sportive Durrës. Ndërsa për femra trofeun e sezonit për Nën-18-vjeçaret e morën korçaret.
Në përfundim të konkurrimit, ato morën 71 pikë, të ndjekura nga Tirana dhe Teuta. Ashtu si në veprimtaritë e tjera, edhe në këtë kampionat mori pjesë një ekip nga Kosova, por jashtë gare.
Atletët kosovarë bënë paraqitje mjaft të mirë në garat e këtij kampionatit.